Përveç suksesit kolektiv me Barcelonën, ylli argjentinas, Lionel Messi, synon që gjatë vitit 2019 t’i thyejë një numër rekordesh individuale në të gjitha garat ku merr pjesë.
Argjentinasi vazhdon të performojnë në mënyrë mjaft mbresëlënëse javë pas jave përkundër që tani është 32-vjeçar dhe në vitin 2019, ai do të tentojë ta ngritë nivelin e tij edhe më lart. Këto janë disa nga rekordet individuale që Messi mund t’i thyejë gjatë 2019-s:
NUMRI I TITUJVE ME VETËM NJË KLUB: REKORDI I GIGGS
Nëse Barcelona arrin ta fitojë tripletën këtë vit, Messi do të grumbullonte 36 tituj me vetëm një klub, që e barazon numrin e titujve që i ka Ryan Giggs me Manchester United. Argjentinasi është i uritur t’i fitojë të gjitha titujt e mundshëm këtë sezon, veçanërisht Champions League, që nuk e ka fituar që nga viti 2015.
INIESTA, PASTAJ XAVI
Leo Messi mund të bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për Barcelonën. Aktualisht, ai është në vendin e tretë, me 657 paraqitje për klubin katalonas. Argjentinasit i nevojiten vetëm 18 për ta kaluar Andres Iniestan, ndërsa 110 për ta kaluar Xavi Hernandezin, që është i pari.
AFËR REKORDIT PËR FITORE TË CASILLAS
Gjithashtu, argjentinasi mund ta arrijë rekordin për më së shumti fitore në La Liga, pasi ka vetëm 11 fitore më pak se ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas.
GARA PËR ‘KËPUCËN E ARTË’ PËR TË 6-N HERË
Messi synon ta fitojë për herë të gjashtë “Këpucën e Artë” dhe të tretën radhazi, diçka që nuk është arritur asnjëherë më parë në historinë e këtij sporti.
REKORDI I ZARRAS
Messi synon ta fitojë për të gjashtën herë në karrierë edhe “Pichichi”-n, çmim ky që i dhurohet nga MARCA golashënuesit më të mirë të La Li Ligës, duke e barazuar kështu rekordin e sulmuesit spanjoll, Telmo Zarra. Messit i duhen edhe tre gola për ta thyer këtë rekord.
TREGOLËSHAT
Kapitenit të Barcelonës i duhet edhe një tjetër tregolësh për të arritur rekordin prej 50 të tillë gjatë karrierës së tij.