MENU
klinika

Kuratore Edit Pula

Retrospektiva historike e Robert Pichler mbërrin në Tiranë

23.01.2019 - 14:35

Ekspozita “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve 90-të” e fotografit dhe antropologut austriak Robert Pichler pas shëtitjes 18 muaj në qytetet e Shqipërisë mbërriti më në fund në qendër të qytetit, aty ku lëvizjet janë bërë më të shpejta se kurrë dhe ku po formohet, falë një sheshi të ri, një traditë sa zbavitëse dhe e evenimenteve kulturore.

Në bashkëpunim me Ambasadën Austriake, Bashkinë Tiranë dhe Muzeun Historik Kombëtar kjo ekspozitë vjen në Tiranë.

Kuratorja Edit Pula shprehet se kjo është një ekspozitë me fotografi nga veriu apo jugu i vendit, që përmban çdo aspekt të jetës së atyre viteve. Ajo sjell një kontekst të shoqërisë shqiptare të kaluar në format më interesante të saj po dhe më kurioze në sytë e shikuesve nostalgjikë, apo të rinjve që nuk e kanë përjetuar atë periudhë.

Të gjitha llojet e sjelljeve vijnë falë syrit dhe analizës antropologjke të Robert Pichler, mënyra si shoqëria parqitesh në role të ndryshme. Ekspozita ka dy aspekte, njëra që është statikja me foto në galeri apo muze dhe tjetra është lëvizëse dinamike.

Kuratorja tregon se ekspozita lëvizëse konsiston në një autobus linje që shëtit nëpër qytet dhe bën ritualin e zakonshëm, por që është i veshur me fotot e ekspozitës. Rrugëtimi jonë jetësor mund të niset nga kuptimi i së vjetrës, i së shkuarës në përjetimet tona.

Që andej mund të marrim shkasë të kuptojmë përjetimet e reja si projeksion i fakteve dhe imazheve të vjetra. “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve 90-të”mund ta plotësojë këtë kuadër.

Me dy karakteristika, atë statik dhe atë të energjisë lëvizëse ajo përshkroi në qytetet e Shqipërisë me një nga autobuzët e linjës përjetime të shkuara të mënyrës së jetesës, të sjelljeve të shqoërisë shqiptare të dikurshme, të rrugëve të qytetit, të Vlorës, Shkodrës, Gjirokastrës dhe Tropojës, duke mbajtur në bark të tyre udhëtarët e së tashmes dhe mbi kurriz dëshmitë e Shqipërisë së atëhershme.

Më interesante paraqiten foto të trevave të ndryshme shqiptare si psh., ritualet mortore apo pajtimet e gjaqeve, dasma shqiptare. Sipas kuratores kjo ekspoze dhe ky projekt shëtitës ka pasur goxha impakt në opinionin publik dhe në qytetarët e rretheve të ndryshme. Para se të vinte në Tiranë ekspozita ka shëtitur në disa qytete të vendit dhe sipas kuratores Edit Pula ka pasur impaktin e saj në publik.

Kjo ishte një pasyrë e atyre gjrave që njerëzit ndienin për veten. U dukej pjesë e vetes dhe ndiheshin pranë.

‘’Në përgjithësi impakti për ekspozitën ka qenë i përgjithshëm, sepse janë kohë që njerëzit jo i kanë harruar, por kanë ikur pa vëmendje dhe detyrimisht i është kthyer në memorie aspekte të ndryshme të asaj kohe, kjo është dhe interesantja e ekspozitës”. Shpjegoi kuratorja.

Sipas saj kjo mënyrë shtëtitëse ishte mënyra më e mirë për t’u paraqitur sa më afër publikut. Ka pasur edhe impakte shumë të fuqishme si në Muzeut Historik të Bajram Currit në Tropojë ku fotografitë qëndruan të ekspozuara deri në muajin shkurt 2018.

Nga në Galerinë e Artit Shkodër, projekti ka përshkruar qytetin e Vlorës në Pallatin e Kulturës “Labëria”, më pas atë të Këlcyrës në Qendrën Kulturore të Këlcyrës dhe të Gjirokastrës në Muzeun “Kadare”.

Nesër mbërrin në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë. Retrospektiva e saj nuk duhet humbur!

Përgatiti Eugent Kllapi