MENU
klinika

NBA

Shtatë fitore radhazi, Warriors të trembin

19.01.2019 - 13:16

Kampionët në fuqi të NBA, marrin fitoren e 7-të radhazi, një mesazh për të gjithë rivalët. Golden State Warriors është rikthyer te jetë ajo skuadra e frikshme që ka bërë ligjin në dy sezonet e fundit.

Formacioni i Steve Kerr dominoi edhe në sfidën ndaj Los Angeles Clippers, duke triumfuar me rezultatin e thellë 112-94 brenda në Staples Center. Për të blinduar vendin e parë në Përëndim të Golden State mendoi dyshja Stephen Curry-Kevin Durant të cilët sëbashku realizuan 52 pikë.

Vazhdon momenti me shumë ulje-ngritje për Minnesota Timberwolves. Skuadra nga Minneapolis u mposht brenda në Target Center nga San Antonio Spurs me rezultatin 113-116.

Diferencën në këtë sfidë e bëri LaMarcus Aldridge me 25 pikë 4 asiste e 9 rebound. Rigjen ritmin Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e NBA mori fitoren e dytë radhazi pasi mposhti në TD Garden 112-116 Memphis Grizzlies në një ndeshje shumë të luftuar dhe që dhuroi spektakël.

Thjesht fantastik ylli i Celtics, Kyrie Irving, autori i 38 pikëve, 11 asisteve dhe 8 rikuperimeve. Nuk di të ndalet Utah Jazz. Skuadra nga Salt Lake City regjistroi fitoren e 6-të radhazi, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 7-të të Konferencës së Perëndimit.