MENU
klinika

Presidenti Refik Halili

“Stema e Tiranës është shitur përjetësisht”

27.01.2019 - 21:28

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është ndjerë i çliruar pas fitores së sotme ndaj Kamzës dhe më pas ka folur edhe për situatën, duke u shprehur se ekipi duhet të vazhdojë përpjekjet për t’ju larguar zonës së rrezikut.

Në fjalën e tij, Halili sqaroi arsyet pse Tirana nuk ka bërë goditje në këtë merkato dimri, teksa zbuloi edhe zhvillimet në lidhje me premtimin për ndryshime në drejtimin e klubit.

“E rëndësishme është fitorja. Të themi të drejtën kemi kaluar dhe vazhdojmë të përjetojmë strese. Shpresojmë që ekipi të vazhdojë rrugën e nisur gjatë kësaj faze.

T’i largohemi zonës së rrezikut dhe të marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Ishte një pjesë e parë e tensionuar. Ekipi ka futbollistë cilësorë në përbërje, por edhe përforcimet nuk do të bënin keq”, – komentoi Refik Halili.

“Trajneri mund të qëndrojë 100 vjet te klubi i Tiranës, për mua nuk ka asnjë problem. Por nëse trajneri kërkon qendërmbrojtës, më thoni se ku mund ta gjejmë.

Ne po negociojmë por arsyeja e vetme është se janë të zënë. Ne vazhdojmë të negociojmë”, – konfirmoi Halili.

“Bashkia dëshiron të shesë aksionet e veta. Në momentin që aksionet dalin në shitje, mbase një pjesë të tyre, ose të gjitha, atëherë do të kemi aksionerë të rinj.

Kur një aksioner i ri vjen, atëherë ai paguan. Stema e Tiranës është shitur në mënyrë të përjetshme, ndërsa asetet janë në përdorim”, – vijoi kryeaksionari bardheblu.

ard mema firmos me refik halili

“Unë jam aksionari dhe mua nuk mundet të m’i marrë askush ato, sikurse as bashkisë. Aksionet nuk i fal dot, vetëm shiten.

Të jeni të sigurtë që ne nuk do të kemi asnjë problem për licencimin, do t’i plotësojmë të gjitha detyrimet si nga FSHF, ashtu edhe nga UEFA e FIFA. Mendoj se na kanë bërë një dëm të jashtëzakonshëm”, – përfundoi Halili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 19

Tirana përmbys Kamzën, paqe në Durrës