Ai mbetet magjik edhe kur stërvitet. Lionel Mesi ka bërë mjaft mirë vitin e kaluar me ekipin e Barcelonës duke arritur që të ishte edhe protagonist në vitin 2018-të me 51 gola të shënuar prej tij.
“Ylli” argjentinas e ka nisur mjaft mirë vitin e ri 2019, ku ka arritur që të shënojë një gol spektakolar në stërvitje, duke i lënë që të gjithë të shtangur.
Një top i dhënë me dorë nga portieri dha pa e prekur tokën, “pleshti” e ka goditur nga një pozicion i pritët, duke e dërguar në trekëndëshin e portës.
Kjo ka lënë të gjithë të habitur, ku pas këtij goli të gjithë i kanë dhënë ovacionet e merituara Messit.
Duket se ai është i gatshëm tashmë për të nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm kampionatin, ku pasnesër 6 Barcelona do të luajë në transfertë ndeshjen kundër Getafe-s.