Ndoshta nuk e besoni, por e shkruan CIES (Observatori i Futbollit), që ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me vlerat e kartonit të disa lojtarëve, që luajnë në liga të ndryshme në Europë.
Në fokus kanë qenë disa nga lojtarët e transferuar gjatë verës së kaluar, të cilët ndryshuan klube, mes tyre Cristiano Ronaldo, Alisson Becker, por edhe Xherdan Shaqiri.
Futbollisti me origjinë shqiptare, që luan aktualisht për Liverpool në Angli, Xherdan Shaqiri, befason me ndryshimin e vlerës së kartonit të tij.
Kështu, Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në verë te Liverpool për 14.7 milionë euro, ka pësuar një rritje prej 40.3 milionë euro. Pra, aktualisht vlera e kartonit të futbollistit të përfaqësueses zvicerane vlerësohet me 55 milionë euro.
Ndërkohë, në vend të parë në këtë listë qëndron Rodri Hernandez, që ka pasur një rritje të kartonit me 45.5 milionë euro, ndërsa Lucas Torreira ka pasur një rritje me 44.3 milionë euro, duke mbajtur vendin e dytë në renditje.
I treti në listë është Xherdan Shaqiri, ndërsa nuk mungon as Cristiano Ronaldo, që renditet në vendin e 12-të me një vlerë të shtuar të kartonit me 22.2 milionë euro.