Edhe nëse e bëjnë këtë, kjo nuk do të rregullojë atë që ndodh në kufi
Në shtator 2018, autoritetet kapën 396.579 njerëz që u përpoqën të kalonin kufirin jugor të Amerikës, dhe ishin familje që iknin nga shtetet e trazuara në Amerikën Qendrore për të kërkuar azil. Por muri që kërkon të ndërtojë Trump, nuk do të bëjë asgjë për ta zgjidhur këtë problem.
Trump dëshiron të shtojë 234 milje rrethime përgjatë kufirit me Meksikën. Ai ka identifikuar katër burime për të paguar për të. Kongresi dha 1.4 miliard dollarë. Ai gjithashtu planifikon të marrë 601 milion dollarë nga fondet e Departamentit të Thesarit dhe 2.5 miliardë dollarë nga fondi i anti-drogës i Departamentit të Mbrojtjes.
“Qytetari Publik”, një grup avokatie, ngriti padi në një gjykatë federale, pas deklaratës së Trump, në emër të një grupi mjedisor, si dhe tre pronarëve të tokave në Teksas, të cilët besojnë se do të përballen me “një pushtim të menjëhershëm të privatësisë së tyre pas ndërtimit të murit.
Ata argumentojnë se shifrat historikisht të ulëta të imigracionit nënkuptojnë se asnjë emergjencë kombëtare nuk ekziston në kufirin jugor.
Një tjetër padi, e paraqitur të nesërmen në të njëjtën gjykatë nga tre grupe mjedisore, përqendrohet në dëmtimin e kafshëve të egra dhe “ndikime të tjera të mëdha mjedisore” që mund të shkaktojë ndërtimi i një muri.
Më 18 shkurt një grup prej 16 shtetesh paditi Trump në një gjykatë federale në San Francisko. Ata argumentojnë se deklarata e tij tregon një “shpërfillje flagrante të ndarjes thelbësore të parimeve të pushtetit të rrënjosur në kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”:
Të paktën një nga këto raste ndoshta do të përfundojë para Gjykatës së Lartë.
Foto e marrë nga CNBC
Dee Margo, kryebashkiaku i El Pasos, thotë se ai do të preferonte që paratë e planifikuara për murin të përdoreshin për të ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz, makina dhe kamionë që kalojnë kufirin çdo ditë. Por, jo vetëm ai, demokratët dhe shumë republikanë mendojnë po njësoj.
Problemi i vërtetë është strukturor. Sistemi i imigracionit në Amerikë u hartua për t’u përballur me llojin e migrantve që historikisht vinin nga Meksika, që kërkonin punë, të etur për të shmangur policinë e emigracionit. Nuk është e përshtatshme për emigrantët e sotëm, që janë kryesisht familje dhe fëmijë që dëshirojnë të paraqiten në polici në mënyrë që ata të mund të kërkojnë azil.
Në vend të kësaj, Trump është gati të shpenzojë miliarda në një projekt që do ta lejojë atë të përmbushë një premtim të fushatës…