MENU
klinika

Tragjedia e futbollistit

Autopsia, trupi i gjetur është i Sala

08.02.2019 - 11:57

Trupi i pajetë i gjetur në avionin e mbytur në natën e 21 janarit i përket futbollistit argjentinas Emiliano Salad he kjo është konfirmuar zyrtarisht.

Trupi i tij është nxjerrë parmbrëmë vonë nga avioni i mbytur dhe u dërgua në Dorset, ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia e Dorset në darkë konfirmoi më pas për mediat se kufoma i përkiste pikërisht futbollistit argjentinas, i cili humbi jetën teksa po kthehej në Angli ku kishte nënshkruar për klubin e tij të ri, Cardiff.

Nxjerrja e trupit në sipërfaqe ishte bërë nëpërmjet robotëve, pasi ishte e pamundur që vetë zhytësit të shkonin në thellësinë 67 metër ku gjendet avioni për ta rikuperuar atë për shkak të kushteve të vështira dhe detit të trazuar.

Kjo ka venë në dyshim edhe mundësinë e rikuperimit të avionit në një kohë të shkurtër, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në tragjedinë e 21 janarit.

Ndërkohë, nuk dihet ende se ku ka përfunduar trupi i pilotit Devid Ibotson dhe deti i trazuar e bën gjithnjë e më pak të mundur lokalizimin dhe rikuperimin  e tij.