“DailyMail” i ka kushtuar një shkrim së fundmi një feste në Hollywood, ku e pranishme ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Këngëtarja e famshme, si për të treguar origjinën dhe zakonet e shqiptarëve ka qerasur të gjithë restorantin me “tequila”.
Bebe ka shijuar një natë me miqtë e saj më të mirë në një restorant meksikan. “DailyMail” shkruan se këngëtarja ka bërë aq shumë qejf, sa që ka vendosur të qerasë me 50 shishe “tequila” të pranishmit.
“Ju keni një jetë, dhe ne jetojmë një jetë të çmendur”, ka thënë këngëtarja shqiptare para se të qeraste gjithë restorantin.
Bebe Rexha ndau me 7.4 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram fotografi dhe video nga nata e shfrenuar me shoqëri.