MENU
klinika

Situata e Flamurtarit

Borxhet, Idrizi paralajmëroi Bashkinë

01.02.2019 - 12:40

Klubi i Flamurtarit ka njoftuar bashkinë që më 26 nëntor 2018 për borxhet, duke i paraprirë situatës alaramante për financat në vazhdimësi.

Gazeta “Panorama Sport” ka zbuluar shkresën drejtuar bashkisë Vlorë për detyrimet. Më poshtë shkresa:

“Të nderuar zotërinj,

Sikundër jeni në dijeni, edhe nga korrespondencat tona të mëparshme, Flamuratari FC ka zhvilluar beteja të gjata ligjore, për të cilat hap pas hapi ju kemi informuar dhe kërkuar edhe bashkëpunimin tuaj, duke ju përsëritur kërkesat tona për marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura gjatë periudhës para marrjes në administrim të Flamurtari FC nga Kompanitë turke, me përfaqësues, Z.Sinan Idrizi.

Ju rikujtojmë se pavarësisht qëndrimit mbi këto detyrime, sipas marrëveshjes së firmosur, ku Bashkia Vlorë merrte përsipër shlyerjen e të gjitha detyrimeve në shuma të konsiderueshme, për të cilat ju kemi informuar hap pas hapi dhe pa të cilat Flamurtari FC do ta kishte të pamundur mbijetesën në Katëgorinë Superiore të Kampionatit Shqiptar të futbollit.

Bazuar në marrëveshjen e Financimit, Nr.4245 Rep, Nr.1599/1 Kol, datë 20.11.2014, bashkëlidhur ju ridërgojmë të përmbledhura detyrimet e pagura nga financuesi dhe kërkojmë nga ju bashkëpunimin për marrjen e masave për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Ju faleminderit për mirëkuptimin, Sinan Idrizi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sokol Kushta për Flamurtarin

Kushta: Idrizi negativ? Dha miliona euro