MENU
klinika

Tony Blair/ The Guardian

Duhet ta dimë destinacionin e trenit Brexit, para se të nisemi…

05.02.2019 - 19:40

Duke qenë të pavendosur se çfarë lloj marrëdhënieje ne duam me BE-në, thjesht do të zgjasim agoninë..

Kjo betejë mund të fitohet ende. Në javët e fundit, pjesa më e madhe e publikut duan që parlamenti të përfundojë procesin, jo më vonesa dhe debate. Ata kërkojnë një vendim.

Mos u merrni me detajet. Vetëm bëjeni.

Kjo po ndihmon kryeministrin të fitojë mbështetjen e deputetëve konservatorë.

Nuk mund të ketë mbyllje të procesit nëse nuk ka qartësi lidhur me marrëdhëniet e ardhshme ekonomike me Evropën. Dhe në këtë pikë, qeveria ka bërë një kthesë të jashtëzakonshme.

I kujtoni kohët kur kryeministrja thoshte se ne do të mësonim me detaje lidhur me marrëdhëniet e ardhshme? Kur njerëzit votuan për tu larguar pa e ditur se ku po shkonim?

Ajo që dikur ishte një ves u bë tani virtyt. Deklarata politike në marrëveshjen e tërheqjes është  tërësisht e paqartë. Ne nuk e dime nëse procesi ngjason me atë të Norvegjisë, ose Kanadasë, apo nëse kemi tëse kemi të bëjmë me Brexit pa marrëveshje.

Por tani kjo është me sa duket një avantazh. Konservatorët duan të bashkëpunojnë për Brexit, pa paragjykuar marrëdhëniet e ardhshme dhe periudhën e tranzicionit.

Është krijuar ideja sikur zgjedhja Soft Brexit apo Hard Brexit zgjidhet lehtësisht në një diskutim të civilizuar mes miqve. Realiteti është se nga kjo zgjedhje do të varet standardi i jetesës, investimet, e ardhmja ekonomike e vendit.

Nëse qëndrojmë në tregun e vetëm dhe bashkimin doganor, atëherë do të mbeten po të njëjtat marrëveshjeve tregtare që kanë qenë në 45 vjet anëtarësim në BE; por sipas rregullave evropiane.

Nëse nga ana tjetër, ne largohemi prej tyre, atëherë dëmet do të jenë të mëdha.

Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë mosmarrëveshje për Brexit.

May po e shet marrëveshjen duke gënjyer se nëse biem dakord për të, debati do të përfundojë. Nuk do të ndodhë. Thjesht do të ndryshojë formë. Dhe vetë ajo e di këtë…

Asnjëri prej tyre nuk beson se marrëveshja e saj është e mirë. Askush nuk beson se është mirë. Pika e saj e vetme e shitjes është se ajo përfundon agoninë. Por, pa qartësi në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme, nuk ka.

Ne të gjithë duhet të dimë destinacionin e trenit përpara se të arrijmë dhe të zbresim në stacion; sidomos kur të përballemi me ndonjë udhëkryq, me një shofer i cili nuk e di se ku duhet të shkojmë shkojmë, dhe pa mundur të kthehemi mbrapsht.

Me çdo ditë që kalon, më shumë dëmtohet Britania e Madhe. Vetëbesimi ekonomik brenda dhe jashtë vendit po gërryhet; dhe reputacioni ynë si komb është duke u dëmtuar rëndë. Prandaj, me të drejtë vendi dëshiron përfundimin e procesit.

Unë jam kundër Brexit. Por ne duhet t’i japim fund debateve. Një qeveri përgjegjëse do ta lehtësonte atë. Një opozitë përgjegjëse do ta mbronte atë. Por nëse nuk e bëjnë, parlamenti duhet të insistojë.

Toni Bler është ish-kryeministërbritanik  dhe themelues i Institutit Tony Blair për Ndryshimin Global

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…