MENU
klinika

Humanizmi i presidentit

Emiliano Sala do të prehet në vendlindje

13.02.2019 - 11:44

Edhe Champions League mbrëmë ka mbajtur një minutë heshtje për nder të Emiliano Sala, që humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik me avion, teksa po fluturonte nga Nantes drejt Cardiff-it.

Duke qenë se të gjitha procedurat tashmë janë mbyllur, ditën e nesërme pritet që Sala të bëjë fluturimin e tij të fundit në këtë botë, pasi trupi i tij do të dërgohet në Argjentinë.

Duke qenë se Argjentina është vendlindja e tij, familjarët kanë shprehur dëshirën ta kenë në Argjentinë trupin e Salës, megjithëse duhet një kosto e madhe për riatdhesimin e trupit.

Plot 6 orë do të zgjasë fluturimi nga Anglia në drejtim të Argjentinës dhe presidenti i Cardiff-it, në shenjë respekti për figurën e Sala-s, ka vendosur që të paguajë të gjitha shpenzimet e riatdhesimit.

Sala do të qëndrojë për disa orë në një palestër të San Martin, skuadra e tij e fëmijërisë, ku do të ketë edhe homazhe nga të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit.