MENU
klinika

David Beckham

“Më kanë poshtëruar tek United, por jo abuzim”

21.02.2019 - 21:32

Një nga yjet e futbollit britanik ka folur në lidhje me skandalin që ka përfshirë futbollin anglez në lidhje me abuzimet psikologjike, fizike dhe seksuale të fëmijëve në ekipet e moshave nga ana e trajnerëve dhe drejtuesve anglezë.

David Beckham, ish-kapiteni i kombëtares angleze mohoi kategorikisht që të ketë pësuar diçka të ngjashme me një abuzim të mirëfilltë gjatë fëmijërisë të tij në Manchester.

“Është e tmerrshme ajo që po del në pah dhe duhet bërë urgjentisht diçka, por diçka e tillë nuk nuk ka ndodhur kurrë te Manchester United.

Gjëja më e përafërt që ndodhte ishte që kur kishim një sjellje të gabuar, për të na qortuar, na detyronin të bënim një tip baleti në mes të dhomës së zhveshjes, përballë të gjithëve.

David Beckham, Victoria, Shtëpia, grabitje

Ishte vërtet një poshtërim, por ndodhte thjesht që ne ta kishim si leksion, dhe nuk ka ndodhur asnjë herë asgjë e keqe” – ka deklaruar David Beckham.

Ndërkohë, policia angleze po vazhdon hetimet që kanë filluar qysh në nëntor, duke tronditur opinionin publik britanik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN