Pavarësisht largimit të tij nga Barcelona te PSG, Neymar flet me lot në sy për mikun e tij Lionel Messi, duke e cilësuar si një mik që jo vetëm të ndihmonte, por edhe i jepte dashuri.
Neymar gëzon një respekt dhe dashuri të veçantë për yllin argjentinas. Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane, braziliani ka nisur të qajë kur është pyetur në lidhje me marrëdhënien që ai ka me Messin.
“Është shumë e vështirë, të jemi i sinqertë shumë e vështirë. Messi ishte një person shumë i veçantë për mua te Barcelona. Kur unë doja mbështetjen më të madhe dhe kërkoja ndihmë, më i miri në botë erdhi dhe më dha dashuri.
“No momento em que eu precisei de um suporte, o homem do time, o melhor do mundo chegou e me deu a mão”. No próximo domingo tem entrevista com Neymar no Esporte Espetacular! pic.twitter.com/n2rs541o0y
— globoesportecom (@globoesportecom) February 24, 2019
Më tha: ‘Duhet të jesh vetvetja. Ti je i lumtur dhe duhet të jesh njëlloj siç ke qenë te Santos. Mos u tremb nga unë dhe nga askush në këtë skuadër. Mos ki turp, sepse do të të ndihmoj unë”, – u shpreh me lot braziliani Neymar.