MENU
klinika

Premier League, Java 25

Mjafton Rashford, United kap vendin e 5-të

03.02.2019 - 17:09

Manchester United rikthehet te fitorja pas barazimit, duke kapur vendin e pestë në Premier League. Një asist magjik nga Paul Pogba dhe një finalizim perfekt nga Marcus Rashford (9′) i ka mjaftuar Manchester United për të marrë 3 pikët në transfertë ndaj Leicester.

Kjo ka qenë fitorja e pestë radhazi në trasnfertë në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet për skuadrën e Solskjaer, gjë që nuk ndodhet që nga tetori i 2012-ës, kur ekipi drejtohej nga Alex Ferguson.

Kështu, Rashford e ka festuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij numër 100 të luajtur me “Djajtë e Kuq” në Premier League, duke u bërë lojtari i dytë më i ri (21 vjeç e 95 ditë) që e arrin këtë shifër pas Ryan Giggs (21 vjeç e 74 ditë).

Gjithashtu, që nga momenti i debutimit të tij me United në Premier League (shkurt 2016-të), ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola (26) në kampionatin anglez për “Djajtë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN