MENU
klinika

Transferimi nga Brazili

Neymar në gjyq për mashtrim e korrupsion

02.02.2019 - 13:02

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi që do ta mbajë larg fushave për të paktën dy muaj të tjerë, telashe të tjerë dalin për brazilianin Neymar.

E gjitha kjo sepse Gjykata e Lartë Spanjolle konfirmoi kompetencën e saj për të gjykuar rastin e nënshkrimit të brazilianit Neymar da Silva, duke hedhur poshtë përpjekjen e fundit nga ish-lojtari i Barcelonës për të shmangur gjyqin.

Akuza është e qartë: korrupsion dhe mashtrim. Përveç lojtarit do të gjykohen prindërit e tij dhe ata që ishin presidentët e Barcelonës dhe Santos, Sandro Rosell dhe Odilo Rodriguez, respektivisht.

Dyshimet janë mbi pjesëmarrjen e secilës palë në parregullsi financiare për të rritur koston e transferimit të Neymar te Barcelona deri në 83 milionë euro.

Neymar përballet me krimet e pretenduara të mashtrimit financiar dhe korrupsionit privat. DIS, një kompani që ka në pronësi 40 për qind të të drejtave federative të lojtarit, pretendon se ka pasur një marrëveshje mes të gjitha palëve për të rënë dakord me një çmim transferimi më poshtë tregut dhe në këtë mënyrë janë minimizuar fitimet e saj.

DIS pretendon se shuma totale që kushton operacioni i transferimit te Barcelona ka kushtuar më shumë, jo vetëm 53 milionë euro të deklaruara nga klubet.

Prokuroria argumenton se Barcelona ka kryer korrupsion pasiv, që e pranon vetë Neymar, sepse e ka paditur në gjykatë për mosshlyerje të një klauzole të kontratës së fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN