MENU
klinika

Marubi, përsoshmëria e fotografisë

Njëqind vite dinasti në një ekspozitë

14.02.2019 - 10:27

Historia e Dinastisë ngrihet nga viti 1850. E gjitha nisi nga pasioni dhe dëshira për ta bërë fotografinë sa art dhe realizëm. Jo shumë vonë pasi ishte shpikur fotografia dhe ishte njohur zyrtarisht si shpikje e shekullit. Çast pas çasti koha iku e u bë shekull dhe dëshira, pasioni u rrit në tre breza. Kjo Dinasti e ka emrin Marubi.

Më 15 shkurt do të ritregohet, rindërtohet një histori e tërë mbreslënëse e pasioni dhe e profesionalizmit të dalë nga duart e njerëzve të dashur dhe punëtorë. Falë përkushtimit ata lanë një fond të paamatë të kulturës së shqiptarëve.

Ekspozita që çelet më 15 shkurt, në Muzeun Kombëtar të  Fotografisë “Marubi”, tre vite pas ekspozimit të saj, në muzeun “Foam”, në Amsterdam të Holandës e kuruar kuruar nga Kim Knoppers.

Tre breza fotografësh ndërtuan një kështjellë të tërë fotosh dhe ngjarjesh, shtresash njerëzish nga ai i thjesht deri te më intelektuali, nga Mbreti Zog e deri te njerëz të rëndomtë, njerëz të burgosur, si dhe personalitete të shumta në fushën e kulturës, historisë dhe politikës si shqitare dhe të huaj.

Kjo mbretëri çastesh dhe përjetimesh mbërrin nesër në ekspozitë në Shkodër  dhe fondi i saj është i një game të 150 mijë negativesh xhami. Ajo kalon nga shumë qytetërime dhe në shumë sisteme, nga sundimi osman deri në sistemin komunist, nga situata sociale të vështira deri në kulmin e një panorame pafund të peizazheve shqiptare.

Ishte Pietro Marubi kur në 1980 në Shkodër shkoi për arsye politike. Pasioni i tij ndaj artit, pikturës, skulpturës, arkitekturës u shpërblye në vendin ku përcillte dhe mirëmbante artin, në Shkodër. Në fillim me procesin e kolodionit me pllakë të lagësht e më pas në vitin 1856 me kamera të sjellë nga italia.

Studioja thuhej se ishte gjysmë prej muri, gjysmë prej xhami për proceset fotografike. Kësaj i shtoheshin dhe atiele të ndryshme me objekte për të plotësuar kuadrin e vërtetë të studios për klientët e ndryshëm që do të ekspozoheshin, po kjo gjë ishte dhe në modë asakohe.

Kel Marubi ishte brezi i dytë që i shtoi bisnesit mbiemrit Marubi me teknika të reja që sa vini ne perfeksionoheshin.

Brezi i tretë Gegë Marubi , u trajnua në shkollën e vëllezërve Lumière, aty ku dikur leximi bëhesh me radhë dhe ndillte ajkën pariziene të intelektualizmit, si dhe nismëtare gjithashtu të kinemasë. Ai vazhdoi me kohën, futi përdorimin e celuloidit, duke i ndërruar me pllakat e qelqit dhe kjo u mbajt si periudha më e suksesshme e studios.

Ishte Gega që në në 1970 i dhuroi Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave 150 mijë negativë xhami dhe la një fond të pamatë dhe shumë të çmuar të kulturës shqiptare të përcjella nëpërmjet shekujve, kohërave, kulturave të ndryshme, sistemeve, njerezve.

Tashmë kjo vjen nëpërmjet një ekspozite në Shkodër, më 15 shkurt si një eveniment shumë i rëndësishëm. Edhe ministrja e Kulturës zonja Elva Margariti e përshëndet Këtë ekspozitë në një koment publik në rrjetin facebook.

‘’Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare ” e kuruar nga Kim Knoppers mbrrin në Shkodër më 15 shkurt!

Keni rastin të shihni imazhe nga arkiva e Marubëve, pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në FOAM Amsterdam, më 2016.
Dinastia Marubi hedh dritë në historinë shqiptare e vazhdon te na habisë me fotot që ndriçojnë portretin e qytetëruar të Shqipërisë në Evropë në vitet 1856-1859.’’
shprehet ajo.

Mos mungoni të shikoni ekspozitën, aty ku arti shpall përsoshmëri!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nderimi i fundit i figurave të shquara të Shkodrës...

Funerale madhështorë në objektivin e Marubit