Është nxjerrë nga fundi i detit njëri nga viktimat që po udhëtonin me avion, ku humbën jetën në kanalin anglez gjatë udhëtimit nga Nantes për në Cardiff, por ende nuk dihet nëse është futbollisti Emiliano Sala.
Duke qenë se kanë kaluar 17 ditë dhe nën ujë, trupit të nxjerrë nxjerrë do t’i bëhet një autopsi e plotë. Trupi është transportuar në Dorset dhe vetëm gjatë ditës së sotme do të konfirmohet identiteti i tij.
Zyrtarët e marinës angleze treguan se, pavarësisht kushteve ekstreme, robotët e përdorur për të nxjerrë trupin, kishin vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme për ta ngjitur atë në sipërfaqe.
Ndërkohë, avioni mbetet në një thellësi prej 67 metrash dhe çdo tentativë deri tani për ta nxjerrë në sipërfaqe nuk ka qenë e suksesshme.
Kjo ishte arsyeja pse palët u fokusuan më shumë për të nxjerrë trupin e pajetë që kishte mbetur brenda avionit të mbytur, ndërsa nuk është lokalizuar ende fati i trupit të personit të dytë që udhëtoi me atë avion.