MENU
klinika

Shqiptari, heroi i Lazios

Pas Interit, Strakosha do “kokën” e Milanit

01.02.2019 - 12:17

Thomas Strakosha është rikthyer në qendër të vëmendjes në futbollin italian. Portieri shqiptar ishte heroi i mbrëmjes në Milano duke mbajtur portën të paprekur për 120 minuta, deri në momentin kur Icardi barazoi rezultatin me anë të një penalltie.

Megjithatë, Strakosha tregoi gjatë penalltive pas shtesës me klasin e tij priti penalltitë e Nainggolanit dhe të Lautaro Martinez.

Në një prononcim pas ndeshjes, Strakosha u shpreh se skuadra e tij e ka merituar këtë fitore dhe se tani sheh nga ndeshja e radhës. Sa i përket ndeshjes me Milanin në gjysmëfinale, ai ka kërkuar hakmarrje për humbjen në kampionat.

“Kemi dhënë maksimumin dhe kemi treguar se e meritojmë gjysmëfinalen. Momenti më i vështirë në takim ishte ai ndaj Politanos. Ne gjithmonë besojmë te vetja jonë dhe e tregojmë këtë gjë në çdo ndeshje.

Të dielën pësuam një humbje të pamerituar, ndërsa këtë ndeshje treguam se jemi ekip i madh. Mundohemi të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje.

Ne gjithmonë mendojmë se jemi favorit dhe gjithmonë japim më të mirën. Vitin e kaluar nuk arritëm finalen, por në Kupën e Italisë u treguam të fortë.

Hakmarrje me Milanin? Shpresojmë që këtë radhë do të shkojë mirë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne kemi treguar se nuk kemi frikë”, – u shpreh Strakosha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritja që i dha 3 pikët ekipit

Thomas Strakosha, heroi modest i Lazios