Ka edhe shumë minuta lojë, por për momentin Dortmund po humb në Kupën e Gjermanisë dhe goli i mesfushorit shqiptar mund të jetë fatal për eliminimin e gjigantëve të Bundesligas.
Milot Rashica ka kaluar në avantazh Werder Bremen ndaj Borussia Dortmund që në minutën e 5-të. Sulmuesi kosovar ka tronditur kryesuesit e Bundesliga-s në ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë.
Kujtojmë që Rashica ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, por nuk u grumbullua gjatë Europianit 2016 dhe pasta jai zgjodhi Kosovën, me të cilën zuri vendin e parë në Ligën e Kombeve.
Fazane 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë ka dhuruar dy rezultate befasuese, teksa dy skuadra të Bundesliga 2 kanë eliminuar dy ekipe të Bundesliga-s.
Heidenheim ka mundur 2-1 në shtëpi Bayer Leverkusen dhe ka siguruar një vend në çerekfinale. Një rezultat befasues ky për “Aspirinat” që vinin nga një sukses 3-1 të marrë në javën e fundit të kampionatit kundër Bayern Munich.
Ekipi tjetër i Bundesliga 2 që është kualifikuar për më tej në kupë ka qenë Hamburger, që ka mundur 1-0 ekipin e Nurnberg në shtëpi.