Episodi i fundit i ndodhur në finalen e Carabao Cup mes Chelsea dhe Manchester City, ku portieri i Bluve të Londrës refuzoi zëvendësimin, ka bërë që shumë të hapin edhe rregulloren.
Po çfarë ndodh nëse portieri refuzon të zëvendësohet? Rregullorja e parashikon që arbitri nuk mund ta detyrojë dot të largohet nga fusha e lojës dhe maksimumi, është një karton i verdhë për vonesë loje.
Por, ky nuk është rregulli i vetëm i çuditshëm duke qenë se në futboll ka shumë. Më poshtë po rendisim edhe disa rregulla të tjera që mbase nuk i dinit.
1.Goli që kthehet në goditje këndi
Nëse në një goditje dënimi, mbrojtësi e kthen topin te portieri dhe topi hyn në rrjetë pa u prekur nga askush, atëherë nuk konsiderohet gol, por goditje këndi.
2.Numri i lojtarëve nga goditjet e penalltive
Të dyja skuadrat duhet të kenë numër të barabartë futbollistësh. Nëse njëri ekip ka marrë karton të kuq, edhe ekipi tjetër duhet të përjashtojë një futbollist, të cilin e përcakton kapiteni.
3.Gjuajtja e penalltisë
Nëse në një penallti të akorduar gjatë ndeshjes, topi shkon në shtyllë dhe kthehet pas, atëherë futbollisti që e goditi fillimisht nuk mund ta prekë më topin, sepse shkakton faull. I lejohet ta prekë vetëm nëse e pret portieri ose e prek dikush tjetër.