MENU

"Euro 2020"

Turqia shkarkon trajnerin para sfidës me ne

11.02.2019 - 15:41

Një nga kundërshtarët e grupit tonë eliminator, pikërisht Turqia, ka shkarkuar trajnerin, edhe pse pas një muaji do të ndeshej me Shqipërinë në kuadër të “Euro 2020”.

Turqia ka vendosur të bëjë ndryshime në stolin drejtues të kombëtares, duke e zëvendësuar rumunin Mircea Lucescu me Senol Gunes. Ky i fundit do të rikthehet në këtë post, që e mbante edhe 15 vite më parë.

Gunes, i cili ishte trajner i Turqisë në mes të viteve 2002-2004, kur kombëtarja e këtij vendi përfundoi e treta në Kupën e Botës 2002, do të qëndrojë edhe në stolin e Besiktas deri në fund të sezonit.

Trajneri Gunes pritet të punojë me ekipin kombëtar turk për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Moldavisë, të cilat do t’i luajë në fund të marsit.

66-vjeçari ka fituar dy herë kampionatin turk me Besiktas. Ai, gjithashtu, ka trajnuar Trabzonspor dhe Bursaspor. Turqia ka vuajtur nën drejtimin e rumanit Lucesku dhe zbriti në Ligën C të “Nations League”.

Kujtojmë se kuqezinjtë tanë janë shortuar në Grupin H, bashkë me Turqinë, Francën, Islandën, Andorrën dhe Moldavinë. Ndeshja e parë e kësaj fushate eliminatore për Shqipërinë do të luhet më 22 mars, ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, pikërisht ndaj turqve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eliminatoret e “Euro 2020”

Shqipëria e nis me Turqinë, e mbyll me Francën