MENU
klinika

Video e Presidentit

“Agolli, ambasadori ynë më i mirë”

19.03.2019 - 11:24

Para pak ditësh, ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, zyrtarizoi largimin nga Azarbajxhani, ku për 9 vjet luajti me skuadrën e Qarabag. Tifozët i kanë bërë një përshëndetje madhështore.

Por edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte pak ditë më parë në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, teksa përfitoi nga rasti për të takuar edhe 2 futbollistët shqiptarë, Ansi Agolli dhe Sabjen Lilaj.

Ndërkohë ditën e sotme, kreu i shtetit ka publikuar një video të ish-kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli, duke e quajtur ambasadorin më të mirë të vendit.

POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META:

“Pak ditë më parë pata kënaqësinë të ritakohesha në Baku, me futbollistin tonë të shquar, Ansi Agolli. Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut.

Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje.

Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrieren e tij të shkëlqyer sportive, kam kënaqësinë të ndaj me ju disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nderohet ish-kapiteni i Kombëtares

Kukësi, dhuratë speciale për Ansi Agollin