Sot, në mesditë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, shpalli listën e lojtarëve për dy ndeshjet eliminatore “Euro 2020”, me Turqinë më 22 mars në Shkodër, dhe me Andorrën më 25 mars në transfertë.
Por ajo që ra në sy direkt ishte mosgrumbullimi i 22-vjeçarit Emanuele Ndoji, i cili ka spikatur në këtë sezon, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Brescias në Serie B .
Mësohet se ai ka pësuar një dëmtim në një prej seancave stërvitore të skuadrës italiane ditët e fundit. Ky lëndim do ta mbajë jashtë fushave të futbollit lojtarin, të cilit ditë më parë i kishte shkuar ftesa për t’u bërë gati për ndeshjet e marsit.
Ndoji ishte lojtari më në formë për momentin nga kuqezinjtë, teksa gjayë javëve të fundit ka shënuar dy gola dhe dhënë edhe 2 asiste, duke mbajtur Brescian në krye të renditjes.