MENU
klinika

Modele dhe sportiste

Basketbollistja që fiton 100-fish jashtë fushe

07.03.2019 - 15:05

Të qëndrosh në nivele të larta në sportin e sotëm, të jep shumë të ardhura. Por ka nga ata sportistë/e që mund të fitojnë më shumë jashtë fushe.

E tillë është edhe modelja dhe basketbollistja Valentina Vignali, e cila është e njohur për fotot e saj provokuese në rrjetet sociale, me të cilat sjell shumë të ardhura.

Vignali ka dhënë një intervistë ku ka prekur shumë tema, ndër të cilat edhe atë financiare. Këtë vit ajo ka veshur fanellën e Athena Roma në Seria A-2 në kampionatin e basketbollit italian.

Por Valentina që në fillimet e famës së saj pati përcjell një imazh se si një vajzë mund të veshë taka të larta jashtë fushe dhe atlete kur luan, Ajo ngjan sikur ka lindur për të dyja stilet e jetës.

A mund të jesh, edhe influencuese në rrjetet sociale, edhe sportiste? 

Po, por duhet të bësh disa sakrifica që nuk janë të lehta. Unë kam luajtur që kur kam qenë 8 vjeç, ndërsa modelingun e nisa në moshën 15 vjeçare, kështu që kam eksperiencë në të bërin e të dyjave njëkohësisht.

Cilës i jep përparësi?

Fatkeqësisht, basketbolli në Itali nuk trajtohet mirë, kështu që të jep të ardhura jo të kënaqshme. Pagat janë të ulëta dhe shumë vajza detyrohen të bëjnë dy punë paralelisht.

A fiton më shumë si modele apo si basketbolliste?

Duke bërë disa kalkulime në mendjen time, mund të them se në një muaj fitoj 100-fish më shumë nga modeling se sa nga sporti i basketbollit.