MENU
klinika

Nga The Guardian

Brexit, kërcënim për të drejtat e punëtorëve

08.03.2019 - 16:04

Oferta e qeverisë për të përfshirë disa rregulla të reja mbi të drejtat e punëtorëve në legjislacionin e Brexit është pjesë e një ekuacioni politik që duket mjaft i thjeshtë. Kryeministrja ka nevojë për vota në parlament për marrëveshjen e saj të largimit nga BE, dhjetra konservatorë thonë se janë kundërta dhe disa deputetë laburistë edhe mund të pranojnë. Por ata kanë nevojë për arsye.

Një garanci se të drejtat e punëtorëve nuk do të cënohen  nga dalja nga BE do të ndihmojë shumë.

Deputetët laburistë nuk e pëlqejnë Brexit për shumë arsye, por ato janë veçanërisht alergjike ndaj idesë se Brexit do të jetë një kërcënim për të drejtat dhe lirinë.

Greg Clark, sekretari i biznesit, tha të mërkurën për Commons se qeveria do të duhet të tregojë se ligjet e reja nuk do të shkelin të drejtat e vjetra. Deputetët gjithashtu do të kenë mundësinë të marrin në konsideratë çdo përmirësim të ardhshëm në të drejtat e punëtorëve në nivel evropian dhe t’I adaptojnë ato me statutet britanike.

Clark kundërshton idenë e shtrirjes automatike me arsyetimin se do të transferonte fuqinë në Bruksel dhe kështu të mohonte qëllimin e Brexit.

Deputetët laburistë nuk kanë besim tek konservatorët për një Brexit që respekton mbrojtjen sociale dhe konservatorët nga ana tjetër, e shohin divergjencën nga normat sociale evropiane si një motiv për të lënë BE.

Marrëdhënia ndërmjet Brexit dhe të drejtave të punëtorëve nuk është thjesht një çështje transaktive e asaj që laburistët do të marrin në këmbim për mbështetjen e një marrëveshjeje. Kjo është një çështje e kushteve sociale dhe ekonomike në disa pjesë të vendit, pasigurisë në punë dhe ndjenjave të neglizhencës politike dhe financiare që çuan miliona njerëz të kërkonin  një ngritje drastike të status quos.

Ishte një kohë May premtonte se do të trajtoheshin këto çështje. Por asaj i mungon autoriteti midis kolegëve dhe hapësirës politike për të zhvilluar një axhendë më të mëshirshme.

Anëtarësimi në BE nuk ishte shkaku i sëmundjes, kështu humbja e përparësive të saj ekonomike nuk është zgjidhje.

Nëse qeveria do të demonstronte një ndryshim kuptimplotë lidhur me vlerën e të drejtave të punëtorëve, mund të thuhet se do të kishte patur përfitime afatgjata. Në vend të kësaj, ministrat janë duke ofruar një koncesion aq të vogël sa nuk mund të mbulojë motivin cinik prapa saj. Kjo është politikë e mërzitshme, e ekzekutuar keq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”