MENU

Nga Project Syndicate

Daullet e luftës po bien në Kashmir…

05.03.2019 - 10:20

Lufta e fundit Indi-Pakistan mund të duket si déjà vu, por në fakt dinamika është transformuar, dhe Pakistani tani kërkon paqe. Gjithçka është në dorën e qeverisë së kryeministrit indian Narendra Modi,  për të lehtësuar tensionet në Kashmir.

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë në nivelin më të lartë në shumѱ dekada, dhe shumë kanë frikë se fqinjët e armatosur bërthamor janë në prag të një lufte tjetër mbi rajonin e Kashmirit.

Lufta e dy vendeve për Kashmirin filloi në vitin 1947. Pasi Pakistani mbështeti një kryengritje myslimane në shtetin mbretëror të Jammut dhe Kashmirit, sundimtari hindu i shtetit, Maharaja Hari Singh, vendosi të lëshojë territorin në Indi në këmbim të ndihmës së armatosur. Pasi popullsia e shtetit ishte kryesisht muslimane, Pakistani dërgoi trupa, të cilat India i kundërshtoi me më shumë trupa të vetët.

Lufta rezultoi në një ngërç, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara qësigruan një armëpushim në vitin 1949. Si pjesë e marrëveshjes, shteti ishte i ndarë mes Indisë dhe Pakistanit, dhe mbeti kështu deri më sot.

Lufta nisi sërish në vitin 1965, kur Pakistani dërgoi trupa në një zonë të kontrolluar nga indianët për të inkurajuar vendasit që të revoltoheshin kundër “pushtuesve” të tyre. Por, në vend që të nxiste një rebelim, Pakistani nxiti një ofensivë të madhe nga India. Pasoi një luftë 17-ditore.

Të dyja palët luftuan përsëri në vitin 1971, ndonëse Kashmiri nuk ishte fokusi. Pas luftës civile në Pakistanin e atëhershëm, India filloi të mbështeste grupet rebele atje. Pakistani Perëndimor u detyrua të dorëzohej, dhe Pakistani Lindor u bë shteti i pavarur i Bangladeshit.

Pastaj, në vitin 1999, një shpërthim indo-pakistanez n• Kashmir shpërtheu, pasi Pakistani dërgoi trupa në rrethin e Kargilit të kontrolluar nga india. India reagoi me forcë, duke nisur sulme ajrore dhe duke kërcënuar luftën. Konflikti u ndërpre kur Presidenti i SHB.-së Bill Clinton e bindi kryeministrin e atëhershëm pakistanez Nawaz Sharif që të tërhiqte forcat e tij nga rajoni.

Pakistani i ka provokuar konfliktet e mëparshme, por aktualisht është India ajo që po nxit konfliktin. Për të qenë të sigurt, përshkallëzimi u shkaktua nga një sulm ndaj policisë indiane: më 14 shkurt, një militant i ri në Kashmirin e administruar nga indianët kreu një bombardim vetëvrasës që vrau 40. Të nesërmen, grupi terrorist Jaish-e-Mohammed mori përgjegjësinë për bombardimet.

Qeveria e Indisë premtoi hakmarrje jo vetëm kundër Jaish-e-Mohamed, por edhe kundër Pakistanit, megjithëse shumica e analistëve pajtohen se ky vendim nuk pasqyron një vlerësim të drejtë të situatës.

Arsyeja është e thjeshtë. Në një përpjekje për të kontrolluar kryengritjen në Kashmir, qeveria e kryeministrit indian Narendra Modi e ka bërë shtetin një nga zonat më të militarizuara në botë, me 250,000 persona të armatosur të pranishëm. Forca e tepruar e përdorur nga këta personel ka shtyrë shumë të rinj të bëhen pjesë e organizatave ekstremiste.

Sidoqoftë, për Modi, injorimi i këtij realiteti dhe fajësimi i Pakistanit është politikisht i përshtatshëm.

Ndërkohë, kryeministri pakistanez Imran Khan vazhdon të mohojë çdo përgjegjësi për sulmin fillestar dhe të kërkojë dialog; për të shuar tensionet.

Partia e Khanit, ka mbështetjen e një pjese të madhe të të rinjve pakistanezë. Kur deri në 60% e të rinjve votuan për Khan dhe PTI në zgjedhjet e vitit të kaluar, ata nuk ishin të interesuar për rimarrjen e kontrollit të Kashmirit; ata donin një qeveri që do të siguronte arsim cilësor, kujdes shëndetësor dhe punësim.

Lufta e fundit Indi-Pakistan mund të duket si déjà vu, por në fakt dinamika është transformuar, dhe Pakistani tani kërkon paqe. Gjithçka është në dorën e qeverisë së kryeministrit indian Narendra Modi,  për të lehtësuar tensionet në Kashmir.

Nëse po, ndoshta qeveria e ardhshme indiane mund të përfitojë nga ndryshimi që ka ndodhur në Pakistan për të punuar së bashku për paqen e qëndrueshme dhe afatgjatë, që njerëzit e Kashmirit meritojnë.

Shahid Javed Burki, një ish-ministër i financave i Pakistanit dhe nënkryetar i Bankës Botërore, aktualisht është Kryetar i Institutit Shahid Javed Burki të Politikës Publike në Lahore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasje në rajonin e Kashmirit

India e Pakistani në prag lufte?