MENU
klinika

Profil/ Jacinda Ardern

Dikur DJ, sot kryeministrja më e famshme e momentit

30.03.2019 - 12:13

Ajo është padyshim kryeministrja më e famshme e momentit, dhe emri I saj është lakuar kudo në media. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jucinda Arden u vlerësua shumë në gjithë botën, për mënyrën sesi zgjodhi të përgjigjej ndaj një masakre në vendin e saj, ku humbën jetën 50 njerëz.

Por, jo të gjithë e dinë se Jucinda Arden dikur ka qenë DJ. Ajo kishte luajtur muzikë për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneway të Auckland në vitin 2014. Kujtimet e saj si DJ tashmë ruhen vetëm në Instagramin e kryeministres së Zelandës.

Jeta e hershme dhe fillimet në politikë

Jacinda Ardern lindi më 26 korrik 1980, dhe vitet e para në Murupara, një qytet I vogël në Zelandën e Re. Babai i saj, një oficer i zbatimit të ligjit të karrierës, i cili më vonë (2014) u bë komisioner i lartë i qeverisë së Zelandës së Re në ishullin e Niue, e zhvendosi  familjen e tij në Morrinsville, në juglindje të Auckland në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re, ku Ardern ndoqi shkollën fillore dhe të mesme. Ajo u diplomua në Universitetin e Waikato në vitin 1999.

Edhe para se të fitonte një diplomë bachelor në Studimet e Komunikimit (2001), Ardern filloi lidhjen e saj me Partinë Laburiste. Në vitin 1999, në moshën 17 vjeçare, ajo u bashkua me partinë.

Në vitin 2005, Ardern filloi një eksperiencë “jashtë shtetit”, një udhëtim në Britani. Aty punoi për dy vjet e gjysmë në zyrën e kabinetit të kryeministrit britanik Toni Blair.

Në vitin 2008 Ardern u zgjodh si candidate për deputete në qarkun Waikato, dhe Ardern humbi me rreth 13,000 vota. Megjithatë, ajo hyri në parlament. Në moshën 28-vjeçare Ardern hyri në Dhomën e Përfaqësuesve si anëtarja më e re.

Më pas, pas shumë vitesh punë, Ardern u zgjodh kryetare e partisë më 1 gusht të vitit 2017.

Zgjedhjet e vitit 2017

Kështu ajo u fut në garën për kryeministër. Optimizmi i saj, forca, dhe bukuria nxitën votuesit, veçanërisht gratë dhe të rinjtë. Sa i përket çështjeve, Ardern bëri thirrje për arsimim falas në universitet, reduktime në emigracion,  dhe krijimin e programeve të reja për të lehtësuar varfërinë në mesin e fëmijëve.

Sulmet e marsit 2019

Në mars 2019, Ardern u thirr për të udhëhequr dhe ngushëlluar vendin e saj pas asaj që ajo e karakterizoi si një nga “ditët e saj më të errëta”, pas një sulmi në dy xhami të vendit. Sulmet rezultuan në humbjen e të paktën 50 jetëve. Në të dy rastet, sulmuesi thuhet se ishte një shtetas australian 28-vjeçar supremacist i bardhë, i cili kishte postuar videot e sulmit në internet.

Kryeministrja Jacinda Ardern premtoi se kurrë nuk do t’ia përmendë emrin vrasësit. Ajo tha se nuk do t’ia jepte famën që vrasësi po kërkonte.

Pak ditë më vonë, ajo vendosi se ligjet për armët duhet të ndryshonin disi, dhe duheshin ashpërsuar. E gjitha kjo e ka bërë atë kryeministren më të famshme të momentit, dhe në New York Times shkruhej se edhe Amerika ka nevojë për një lidere si ajo.