MENU
klinika

Blaugrana

Fanella e re, Barcelona imiton Kroacinë

21.03.2019 - 14:03

Pasi u zbulua fanella e veçantë për ndeshjet speciale, siç është përballje me Real Madrid, tani është zbuluar fanella e parë e Barcelonës që do veshë përgjatë gjithë sezonit. 

Barcelona po përgatitet për sezonin e ardhshëm, të paktën në aspektin e veshjes kështu po ndodh. Është kompania “Footyheadlines” që publikon fotot e para të fanellave.

Këtë herë ngjyrat “blaugrana” nuk do të jenë më të ndara në vija horizontale, por në katrorë, ashtu siç është edhe fanella e Kroacisë.

Jaka e fanellës do të jetë rrethore, ndërsa të shkurtat do të jenë njëngjyrëshe, blu e errët.