MENU
klinika

NBA

Harden realizon 57 pikë, por humb

21.03.2019 - 11:32

James Harden dhuron një tjetër shfaqje personale fantastike, por fatkeqësisht, pa mundur t’i siguronte fitoren skuadrës së tij. “Mjekroshi” shënoi plot 57 pikë, por Houston Rockets u mposht 126-125 në parketin e Memphis Grizzlies.

Faulli i Capelas në sekondën e fundit, kur rezultati ishte 125-125, i dha mundësi lituanezit Valanciunas të shënonte të paktën një nga dy gjuajtjet e lira, që mjaftoi për t’i siguruar suksesin “in-extremis” ekipit të tij.

Për Griezzlies spikatën veçanërisht Mike Conley dhe Jonas Valanciunas, respektivisht me 35 dhe 33 pikë.

Toronto Raptors arritën të triumfonin në kohën shtesë ndaj Oklahoma City Thunder 114-123, me vendasit që mundën të rikuperonin 14 pikë në periodën e fundit, duke barazuar 110-110.

E gjitha kjo falë Russell Wesbrook që realizoi në total 42 pikë e 11 “rebound”, por në shtesë skuadra kanadeze reagoi fuqishëm, duke mos u dhënë asnjë shans vendasve. Për Raptors më i miri ishte Pascal Siakam me 33 pikë e 13 rikuperime.

Në kohën shtesë u përcaktua fituesi edhe në përballjen mes Chicago Bulls dhe Washington Wizards, me vendasit që triumfuan 126-120, duke shuar në njëfarë mënyrë shpresat e Wizards për t’u renditur në fund të sezonit të rregullt në zonën play off.