MENU
klinika

NBA

Humbja më e keqe e sezonit për Warriors

06.03.2019 - 10:52

Kampionët në fuqi dhe kryesuesit e Konferencës së Perëndimit në NBA, Golden State Warriors, kanë pësuar humbjen më të thellë të sezonit.

Boston ka marrë një fitore të thellë në fushën e Golden State me rezultatin 128-95, humbja e parë sezonale me më shumë se 30 pikë për ekipin kampion.

Edhe pse Warriors luante në shtëpinë e tij, me të gjithë titullarët në dispozicion, vendasit bënë një ndeshje të dobët (Curry me 23 pikë shënuesi më i mirë).

Një mbrëmje magjike për Boston, ku u dallua Hayward, i cili realizoi 30 pikë, sukses që vendos skuadrën e Celtics mes pretendenteve për titull.

Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mundi 107-85 Toronto, ndeshje e dominuar nga teksanët, që po kalojnë një moment të mirë në NBA.

Leonard realizoi 26 pikë pë kanadezët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Houston u dallua i zakonshmi Harden, autor i 35 pikëve.

Fiton edhe Philadelphia, që mundi 114-106 Orlando, një sukses i merituar i ekipit vendës, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Reddick më i miri me 26 pikë).

Zhgënjen skuadra e Oklahomës, që u mund 131-120 nga Minnesota, sfidë e dominuar nga basketbollistët vendës, me Toëns që realizoi 41 pikë e 14 rebound, lider në parket.