MENU
klinika

Nga New York Times

“Jelekverdhët” e Francës, përjashtim rregulli…

15.03.2019 - 14:27

Askund tjetër, një segment i madh i popullsisë nuk është  kthyer në një lëvizje shoqërore si kjo, që refuzon të mbartë peshën e liberalizimit ekonomik, tregon pabarazitë, është aktive në shumë fusha, përdor mediat sociale dhe internetin, dhe mbështetet shumë nga publiku. Askund tjetër autoritetet nuk i janë përgjigjur një krize të kësaj madhësie.

Por, pas katër muajsh protestash dhe pasi diskutimi mbarëkombëtar, i filluar më 15 janar, duhet të përfundojë, “Jelekverdhët” duket se kanë marrë fund, dhe kjo duket qoftë edhe në rrugë, qoftë në sondazhet e opinionit.

Pa dyshim, “debati i madh” tashmë ka pasur efekte të mëdha politike, mbi të gjitha duke i dhënë Macronit një shans për “të marrë veten”.

“Jelekverdhët” patën shumë kërkesa, dhe mbetet të shihet nëse qeveria do të marrë seriozisht të gjitha kërkesat dhe ankesat.

Megjithatë, ata dhe Franca si një e tërë, meritojnë jo pak.

Kjo lëvizje, protestë, ndryshe nga të tjerët në të gjithë Evropën, nuk është transferuar në nacionalizëm apo populizëm. Po, ka patur disa gabime të shëmtuara, sidomos incidente antisemite. Por në fund të fundit, “Jelekverdhët” kanë vënë në dukje shqetësimet e vlefshme që meritojnë të dëgjohen, si rritja e të ardhurave më të ulëta dhe paga minimale, përforcimi i shërbimeve shtetërore në zona të papërfshira, dhe prezantimi i disa formave të popullarizuara të referendumit.

Në mes të dhjetorit, pas një periudhe të gjatë pasigurie, Macron bëri lëshime të mëdha dhe të kushtueshme.

Pastaj erdhi “debate i madh”. Pas një fillimi kaotik, mijëra takime u zhvilluan në të gjithë vendin. Deri në fund të shkurtit, më shumë se një milion propozime janë dorëzuar në internet në një faqe të dedikuar kësaj.

Përpjekja është kritikuar mjaft. Disa njerëz pyesin nëse të dhënat mund të përpunohen siç duhet. Ankesa të tjera akuzojnë qeverinë se i ka bërë të gjitha këto në shërbim të fushatës së saj për zgjedhjet evropiane në maj.

Por dy pika të tjera janë akoma më shqetësuese.

E para është se ky debat mbarëkombëtar nuk do të lejojë që të gjithë të shprehin veten e tyre. Është e vërtetë që edhe në kulmin e protestave, lëvizja ishte përfaqësuese e vetëm disa pjesëve të shoqërisë franceze, kryesisht banorët e qyteteve dhe zonave rurale; njerëz të klasës punëtore dhe atyre të klasës së mesme. Lëvizja nuk përfaqësonte, për shembull, të papunët, banorët e qyteteve të mëdha apo rrethinat e mëdha, ose studentët.

Macron, edhe kur përballet me shkatërrimin e vetë sistemit politik, ka vazhduar të trajtojë problemet nga lart poshtë dhe pa përdorur ndërmjetësuesit. Në vend që të largohet nga kjo qasje vertikale, ai e ka shfrytëzuar atë. Kundërshtarët e tij të vetëm kredibilë tani janë partitë në ekstremet, në të majtën e largët dhe të djathtës ekstreme.

Sipas sondazheve, partia e presidentit po kryeson në garën për zgjedhjet evropiane.

Ishte e gjithë kjo një llogaritje strategjike? Ndoshta. Sidoqoftë, situata sot nuk është shumë e qartë për të përshpejtuar rinovimin e këtij sistemi demokratik.

Franca, ndryshe nga vendet e tjera, ka qenë me fat që të përjetojë një trazirë popullore që ka ngritur çështje serioze ekonomike, sociale dhe institucionale. Diku tjetër, në Britani, në Shtetet e Bashkuara, Itali, Poloni, Hungari, pakënaqësitë u shndërruan menjëherë në populizëm, nacionalizëm ose tërheqje.

Por nëse qeveria franceze nuk adreson në mënyrë adekuate shqetësimet e ligjshme, ose të paktën të arsyeshme të protestuesve, ai rrezikon t’i shtyjë ata, si dhe njerëzit e tjerë francezë, drejt kurtheve që Franca i ka shmangur deri më tani.

Michel Wieviorka, një sociolog, është kreu i Fondacionit Maison des Sciences de l’Homme, në Paris, dhe një anëtar i Këshillit Shkencor të Këshillit Evropian të Kërkimeve. Kjo ese u përkthye nga frëngjishtja në anglisht nga The New York Times.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…