MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Kastrioti merr një pikë mbijetese në Vlorë

03.03.2019 - 19:07

Flamurtari dhe Kastrioti u ndanë në paqe në Vlorë, me të dyja ekipet që shënuan nga një gol për një pikë. Kuqezinjtë e Ilir Dajës e dominuan takimin, madje dhe kaluan të parët në avantazh.

Në minutën e 33’, Sukaj i jep avantazhin vendasve, duke shënuar golin e parë personal në kampionat. Numri 9 i Flamurtarit kërcen më lart se të gjithë brenda zonës dhe ndëshkon portierin Çerkezi me një goditje me kokë.

Pjesa e parë nuk pati më raste të pastra dhe goli i Sukajt vendosi. Në të dytën, Kastrioti u mundua të reagojë dhe rrezikoi disa herë portën e Koliçit.

Megjithatë, vetëm në minutën e 54’ arritën të barazonin. Një goditje dënimi e krosuar në zonë, gjen kokën e Herald Markut, i cili ndëshkon Koliçin nga një distancë e afërt dhe rikthen baraspeshën.

Flamurtari nuk u pajtua me këtë rezultat dhe kërkoi të gjejë golin e fitores me të gjitha mënyrat, por Çerkezi u ndali në shumë raste dhe në përfundim, të dyja skuadrat morën nga një pikë.

Flamurtari-Kastrioti  1-1

Sukaj 33′ / Marku 54′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa, Rrapaj (Ziaj 82′), Musta, Kale, Sukaj (Beqaj 88′). Trajner: Ilir Daja

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Marku, Kalaja, Roxher (T. Marku 90+2′), Bardhi (Bojom 65′), Vatnikaj (Okebuku 74′). Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Orgest Grabova, Devis Korreshi, Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Deliaj 28’, Kotobelli 56′, Batha 72′ / Kalaja 23’, Husein 44′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 24

Skënderbeu ndal Teutën në Durrës