MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Laçi merr 1 pikë në Kamëz, goditet arbitri

03.03.2019 - 16:07

Laçi ka marrë një pikë në Kamëz në sekondat e fundit, duke i hequr mundësinë skuadrës vendëse të ketë më shumë shpresa për mbijetesë. Barazimi 1-1 nuk është i mirë për të dy ekipet.

Por skenën e mori dhuna, pasi u godit arbitri anësor. Tifozë në fushë, që sulmojnë. Presidenti Qarri futet në fushë dhe mundohet të mbrojë arbitrat. Hyn edhe policia për të qetësuar gjakrat. Skandaloze!

Një ndeshje e vakët, me pak raste, por me skuadrën vendase më konkrete dhe kërkuese. Fitore e ikur nga duart, me Laçin që ruan distancën prej katër pikësh me Teutën. Sytë nga Vlora tashmë për i ka edhe Kamza, pasi luajnë Flamurtari e Kastrioti.

Pjesa e parë e takimit ishte e vakët, me pak raste nga të dyja krahët. Pak shkëndija nga të dyja krahët dhe asnjë gol në 45 minuta. Në të dytën Kamza arriti të realizojë një gol mjaft të bukur, pas një kombinimi të Martinenës me Plakun.

Ky i fundit me një gjuajtje me të majtën arriti të kalonte Kamzën në avantazh. Mumajesi më pas mund të shënonte edhe të dytin, por portieri Selmani e ndaloi.

Laçi u mundua të sulmonte, por nuk kishte qartësi në sulmet e saj. Vetëm në fund erdhi goli i barazimit, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari Hamiti. Najdenov shënoi dhe takimi u mbyll 1-1.

KAMZA-LAÇI    1-1

Plaku 56′ / Najdenov 97’

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani, Rezi, Malaj, Mehmeti (Orelesi 87′), Zisi (Mumajesi 46′), Plaku, Martinena (Arrabal 77′). Trajner: Gentian Stojku

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Eller, Jonuzi (Domgjoni 66′), Najdenov, Çokaj, Shtubina (Xhixha 50′), Okpotu (Mane 80′). Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Rudin Preça, Ani Koçiaj, Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Qaqi 31′, Bitri 33′, Rezi 67′ / Okpotu 36′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 24

Skënderbeu ndal Teutën në Durrës