MENU
klinika

NBA

Lakers pa play-off, reagon LeBron James

23.03.2019 - 17:45

Zyrtarisht skuadra e Los Angelos Lakers nuk arrin të hyjë në pla-off të NBA, duke u renditur poshtë vendit të tetë në Konferencën e Perëndimit.

Është viti i gjashtë radhazi, edhe pse në skuadër këtë sezon kishte një yll si LeBron James. Pas humbjes së sotshme ndaj Brooklyn (106-111) edhe matematika ka nxjerrë jashtë loje ekipin kalifornian.

Ky ishte një sezon i vështirë për të gjithë. Gjatë vitit ndodhën shumë gjëra: Pezullime, dëmtime dhe gjëra të kësaj natyre që na penalizuan”, – tha James.

Nuk arritëm të luajmë për 48 minuta një basketboll të bukur dhe të kishim të njëjtin nivel nga fillimi deri në fund. Megjithatë, nuk duhet të dorëzohemi, por duhet të punojmë më shumë dhe të kërkojmë më shumë nga vetja sezonin tjetër”, – shtoi James.

james lebron lakers nba
james lebron lakers nba

Më tej, LeBron u shpreh: “Duhet të punojmë më shumë që në merkaton e verës, gjatë fazës përgatitore, ditë pas dite. Asnjë ekip nuk e ka të garantuar ply off-in kur nis sezonin i ri, ndaj duhet të punojmë 10 herë më shumë se rivalët. Unë jam gjithnjë gati të jap ndihmën time”.