18.03.2019 - 15:57
Teksa Kombëtarja shqiptare ka nisur stërvitjen për ndeshjen me Turqinë më 22 mars dhe Andorrën më 25 mars, në listën e lojtarëve të grumbulluar ka ndryshime.
Siç është raportuar, vendin e Strakoshën, i cili është lënë jashtë nga Panucci për arsye disiplinore (humbi avionin dje), do ta zërë portieri i Laçit, Gentian Selmani.
Por nuk mbetet me kaq, për shkak të disa shqetësimeve fizike, mbrojtësi Egzon Binaku dhe veterani Andi Lila do të lënë grumbullimin, pasi stafi mjekësor e ka vendosur këtë gjë.
Vendin e tyre do ta zënë Keidi Bare dhe Ylber Ramadani. Ndërkaq me skuadrën është grumbulluar dhe Kastriot Dermaku, për të shtuar numrin e mbrojtësve në ekip.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Panucci nuk toleron
Strakosha humb Kombëtaren prej avionit?
Kreu i FSHF-së
Duka: Strakosha jokorrekt, Mema gaboi
Lista e Kombëtares
Shumë rikthime, vetëm një emër i ri
Christian Panucci