MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Panucci largohet para sfidës me Turqinë?

03.03.2019 - 20:29

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, mund të lërë Shqipërinë një javë para kësaj ndeshjeje për t’u ulur në stolin e Romës.

Pas humbjes 3-0 në derbin me Lazion, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, është në fije të perit dhe fatin e tij e vendos ndeshje e Champions-it me Porton. Gjithsesi, që tani drejtuesit e Romës po mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Të mërkurën e ardhshme luhet ndeshja e kthimit në Champions me Porton në Portugali dhe në rast eliminimi do të jetë i menjëhershëm shkarkimi i Di Francescos.

Dhe kandidat potencial për t’u ulur në stolin e Romës është pikërisht Panucci. Paulo Sousa, ish-trajneri i Fiorentinës, tashmë duket larg. Drejtuesit e klubit roman janë fokusuar te trajneri i Shqipërisë, sipas shtypit italian.

panucci e Totti
panucci e Totti

Në lajmet e fundit të shtypit italian për çështjen e trajnerit të Romës saktësohet se kontrata e Panuccit me Shqipërinë skadon në nëntor të këtij viti, por ai mund ta zgjidhë me marrëveshje me FSHF-në, pasi ka një raport të mirë me drejtuesit e saj.

Panucci është duke pritur shansin e artë, por kjo do të thotë se nëse Roma eliminohet nga Champions, ai do të lërë Shqipërinë një javë para ndeshjes me Turqinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN