MENU
klinika

Profil/ Hillary Clinton

Sot ‘armike’ e Trumpit, dikur mysafire në dasmën e tij…

24.03.2019 - 13:08

Hillary Clinton, ka qenë shpesh “shënjestër” e presidentit aktual të SHBA, Donald Trump dhe është përballur shpesh me fyerjet  e tij, e pseudonime nga më të ndryshmet. Gjithë kjo situatë armiqësore nisi në 2016, në garën për president.

“Ajo fsheh shumë gjëra. Ajo ka qenë sekretarja më e keqe e Shtetit në histori”, thoshte dikur Trump në një intervistë për CNN. E quante  “gënjeshtare të klasit botëror”dhe jo vetëm kaq. Ndërkohë, sulmet vazhdojnë edhe sot. Para pak kohësh Clinton shkroi një ese që u publikua në revistën Atlantic. “Demokracia jonë tani është në krizë“, thoshte ajo. “Trump nuk pretendon t’i japë përparësi të mirës publike para interesave të tij personalë apo politikë. Ai nuk duket se e kupton se nëpunësit publikë duhet t’i shërbejnë publikut dhe jo e kundërta“.

Por shumë pak e dinë se para se Donald Trump të fillojë ta fyente konkurrentën e tij në fushatën presidenciale, ai kishte një raport të mirë me Hillary Clinton. Në vitin 2005 Hillary dhe Bill Clinton ishin mysafirë në dasmën e Donald Trumpit me gruan e tij të tretë, Melania. Trump kishte përkrahur financiarisht edhe fushatën elektorale të Hillary Clinton për postin e sentatores nga New Yorku.

 Por kush është Hillary Clinton?

Hillary Diane Rodham Clinton e lindur më 26 tetor 1947, është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001. Gjithashtu, ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante(demokratike), si dhe e vetmja Zonjë e Parë që ka kandiduar për post publik. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA, nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi më herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë vitit 2001-2009. Gjithashtu, si gruaja e Presidentit Bill Clinton, ajo ka qene Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001 Në zgjedhjet e vitit 2008, brenda partisë, Clinton ishte një kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale.

Clinton është e admiruar në gjithë botën, dhe jo vetëm brenda SHBA.

Një banore autoktone e Illinois, Hillary u angazhua që herët në politikë. Pas diplomimit në universitetin e Jalës, Hillary Rodham u bë një avokate e shkëlqyer, duke këshilluar Fondin e Mbrojtjes të fëmijëve të Cambridge përpara se të bashkohej me ekipin e juristëve që këshillonin Komisionin Juridik (Judiciary Committeke), përfaqësues gjatë skandalit Watergate.

Ndërsa në vitin 1978, ajo u bë kryetarja e parë femër e Shërbimeve Ligjore të Korporatës, dhe në vitin 1979 ortakja e parë femër në Rose Law Firm. “The National Law Journal” e ka renditur dy herë atë si njëra nga qindra avokatet më me ndikim në Amerikë. Si Zonja e Parë e Arkansas 1979-1981 dhe 1983-1992 me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, në atë kohë guvernator, ajo udhëhoqi një grup pune për të reformuar sistemin e Arkansasit në arsimim. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në bordin e Wal-Mart dhe disa korporatave të tjera.

Në vitin 1994, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, për iniciativën e saj të madhe, për planin e kujdesit shëndetësor Klinton, nuk arriti të fitojë miratimin nga Kongresi amerikan. Megjithatë, në vitin 1997 dhe 1999, Clinton luajti një rol udhëheqës në mbrojtjen për krijimin e Programit kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për fëmijë.

Pas transferimit të shtetit, Clinton u zgjodh senatorja e parë femër e Nju Jorkut; ajo ishte e vetmja Zonjë e parë që ka kandiduar ndonjëherë për këtë post publik. Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit , ajo mbështeti Veprimet ushtarake në Afganistan dhe Rezolutën e luftës në Irak, por më pas e kundërshtoi sjelljën e Presidencës së George W.Bushit të luftës në Irak dhe vazhdon të kundërshtojë shumicën e politikave të saj të brendshme. Clinton u rizgjodh për Senatin në vitin 2006 në zgjedhjet paraprake Demokratike presidenciale të vitit 2008, Hillary Clinton fitoi shumë më tepër vota në zgjedhjet paraprake se sa kandidatet e tjera femra në historinë amerikane, por ajo humbi.

Obama e emëroi Clinton si sekretare e shtetit, dhe si Sekretare e Shtetit, ajo mori përgjegjësinë për dështimin e masave të sigurisë në lidhje me sulmin e Bengazit në vitin 2012 , i cili rezultoi në vdekjen e personelit konsullor amerikan, por mbrojti veprimet e saja personale në lidhje me këtë çështje. Clinton vizitoi më shumë vende se çdo Sekretar tjetër Shteti. Ajo shihte “fuqinë e zgjuar” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji, dhe fusha të tjera. Ajo inkurajoi fuqizimin e grave kudo, duke përdorur mediat sociale për të komunikuar mesazhin e SHBA-së jashtë vendit, dhe ia arriti me sukses.