MENU
klinika

Panucci nuk toleron

Strakosha humb Kombëtaren prej avionit?

18.03.2019 - 11:43

Nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mësohet se Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi dje nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Shqipërisë brenda pasdites së sotme.

Mësohet se portieri ka mbetur në trafik për për shkak të një bllokimi të rrugës nga Roma drej aeroportit të kryeqytetit italian. Portieri i Shqipërisë ka telefonuar menjëherë trajnerin Christian Panucci dhe e ka vënë në dijeni për vonesën.

Ai i ka kërkuar ndjesë dhe i ka shpjeguar se nuk ka mundur të mbërrijë dot në kohë dhe e ka humbur avionin, duke kërkuar mirëkuptim që të vijë nesër në Tiranë.

strakosha kombetarja
strakosha kombetarja

Por trajneri i Kombëtares ka qenë i prerë, duke i thënë se, nëse nuk arrin në kohën e përcaktuar (19:00) në ekipin kombëtar, atëherë më mirë të mos udhëtojë fare.

Ndërkaq, mësohet se është thirrur në ekipin përfaqësues Gentjan Selmani i Laçit, i cili ka qenë me Shpresat. Panucci në të kaluarën ka dënuar për të njëjtën gjë edhe sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili i pat kërkuar leje sepse ishte duke firmosur gjatë atyre orëve me klubin e tij të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN