MENU
klinika

Basketboll

Teuta ia del në shtesë, Goga mposht Vllazninë

16.03.2019 - 21:00

Teuta ka vuajtur shumë në Durrës në javën e 16-të e Superligës në basketboll, porn ë fund ka fituar 85-81 ndaj Partizanit, pas kohës shtesë.

Një përballje mjaft e bukur mes dy prej skuadrave më të mira në vend e pretendente për titull, që dueluan deri në fund për fitore. Partizani tentoi surprizën, por u dorëzua në minutat shtesë.

Koha shtesë dominohet nga Teuta, që shkëputet e fiton 85-81, duke marrë një fitore të rëndësishme, që e mban në vendin e dytë. Ndërsa Partizani ndan vendin e tretë me Tiranën.

teuta partizani basket
teuta partizani basket

Fitorja e Goga Basket ndaj Vllaznisë me shifrat 107-77 ishte e lehtë, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët durrsakë, që u shkëputën që në 10-minutëshin e parë.

Me kalimin e minutave epërsia e vendasve rritet edhe më shumë, pasi Vllaznia nuk ka ritmin e ekipit të Gogës. Për pasojë, shkodranët dorëzohen shpejt dhe humbja i lë sërish në vendin e fundit, me pikë të barabarta me Kamza Basket, ndërsa Goga konsolidon kreun.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 16-të (15 mars)

Kamza Basket – Tirana 82-95

E shtunë, 16 mars

Goga Basket – Vllaznia, 107-77

Teuta – Partizani 85-81

Renditja: Goga Basket 30 pikë (14/2), Teuta 28 pikë (12/4), Partizani 24 pikë (8/8), Tirana 24 pikë (8/8) , Kamza Basket 19 pikë (3/13), Vllaznia 19 pikë (3/19).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN