MENU
klinika

The Guardian

Vizioni i Makronit tregon se Evropa ka nevojë për Britaninë…

06.03.2019 - 14:09

Letra e hapur e Emmanuel Macron për qytetarët e Evropës, botuar në të 28 vendet anëtare të BE, është një përpjekje për të krijuar një kuadër për rinovimin progresiv dhe demokratik në Bashkimin Europian. Por, në qëllimin e tij të mirë për shpëtimin e Evropës, jo gjithçka shkoi mirë.

Kohezioni dhe koherenca e ardhshme e Evropës janë të një rëndësie parësore për Britaninë, brenda ose jashtë. Macron ka të drejtë të paralajmërojë se ky është një moment i rëndësishëm. Sulmet nga nacionalistët janë me të vërtetë urgjente.

Brexit është një tragjedi për Britaninë, por edhe për Europën.

Por tani gjithkush në Britani, duhet të marrë në konsideratë implikimet e kësaj dhe aspekteve të tjera të “rilindjes evropiane” të Macron.

Macron nuk është plotësisht i sinqertë lidhur me migracionin. Ai pranon se kjo çështje, më shumë se çdo tjetër, nxit ndjenjat anti-BE në Itali, Hungari dhe gjetkë. Ai bën thirrje për kontrolle më të rrepta kufitare dhe një politikë të përbashkët të azilit. E gjithë kjo do të mbikëqyret nga një tjetër organ i ri i BE-së, një “Këshilli Europian për Sigurinë e Brendshme”.

Megjithatë, anketimet e fundit sugjerojnë se ndërsa shumica e vendeve evropiane preferojnë që qeveritë kombëtare, jo një organ mbikombëtar i BE-së, të vendosë për politikat dhe të mbajë përgjegjësi.

Çështjet e besueshmërisë dhe kompetencës vënë në dyshim një tjetër propozim kyç të Macronit: një traktat të mbrojtjes së ndërsjellë, rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në BE dhe një “këshill evropian të sigurisë”. Edhe pse ai flet për një shoqëri të vazhdueshme me NATO-n, ky plan duket si një rimishërim i ideve kryesisht anti-amerikane, gati-Gaulliste rreth një Evrope të pavarur të liruar nga “hegjemonia” e SHBA.

Evropa ka nevojë për Britaninë. Macron e di mirë këtë, dhe për këtë arsye, vetëm në këtë drejtim, ai sinjalizoi gatishmërinë për ta mbajtur Britaninë “në bord”.

Për Macron, Brexit është si një paralajmërim i tmerrshëm se çfarë ndodh nëse sfidoni idenë e tij madhore të Evropës. Demonët janë lëshuar, “zemërmirët” marrin përgjegjësinë. Ai ka të drejtë, deri në një pikë. Ai gjithashtu ka të drejtë kur ai argumenton se asnjë vend i vetëm “nuk mund të veprojë më vete përballë strategjive agresive nga fuqitë e mëdha … Kush mund të pretendojë të jetë sovran, vetë, përballë gjigantëve dixhitalë?”

Por ideja e Macron-it për një Evropë gjithnjë e më të bashkuar, të integruar, dhe të kolektivizuar, që qëndronte në kundërshtim me rivalitetet amerikane, kineze dhe ato ruse gjeopolitike, është çuditërisht e vjetëruar.

Vizioni jo-praktik i Macronit nuk është përgjigje ndaj kërcënimit të paraqitur nga regresioni nacionalist dhe pushtuesit populistë.

Ky nuk është lloji i BE-së, ku shumica e britanikëve do të duan të qëndrojnë. Për këtë arsye, është e domosdoshme që Britania të braktisë Brexit dhe, përsëri, të ndihmojë të udhëheqë dhe të fitojë betejën për Europën.

Simon Tisdall është një komentues i çështjeve të jashtme. Ai ka qenë një shkrimtar i huaj, redaktor i huaj dhe redaktor i SHBA për Guardian