Ende mbetet mister fakti se kush e qëlloi Admir Muratajn.
Shokët apo policia? Ish-zyrtari i policisë, Shemsi Prençi tha se nuk e beson faktin se Murataj është vrarë nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri, në grabitjen e 9 prillit në Rinas.
Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, Prençi tha se plaga në kokë është shumë e madhe.
“Unë personalisht nuk besoj që e ka ekzekutuar policia. Plaga është shumë e madhe. Ne kemi thënë që grupi i grabitësve kishte fishekë blindëshpues.
Plaga që ndodhet në pjesën e djathtë të kokës është plagë shkatërruese. Policia disponon armë që dimë ne, pistoleta dhe kallashnikov.
Policia një gjë e di shumë mirë që nuk lejohet të mbajë fishekë blindëshpuese. Gjurma sipas meje mund të jetë me një plumb më të madh nga armët që përdor policia”, tha Prençi.