MENU

Pushteti me aromë gruaje

Agnes Varda – art pa komercializëm

29.04.2019 - 15:21

Veprat e saj nuk ishin komerciale në asnjë aspekt Ndoshta, regjisorja më e madhe i “Valës së re” franceze, Varda – tanimë e ndier – vazhdonte që të ishte produktive edhe gjatë të 80-ve të saj.

Agnes Varda ishte më e madhja e asaj gjenerate madhështore dhe jetëgjatë të Valës së re franceze (Neë Ëave). Ajo ishte mjeshtre e kinemasë personale dhe kinemasë eseistike, dramës, satirës, dokumentarëve dhe romancave, ku puna e saj kishte një pasuri dhe mençuri të veçantë. Debutimi i saj i dalluar, “La Pointe Courte” (1954), paraqet një studim të raporteve bashkëkohore me një vetëpërmbajtje poetike që tejkalonte “Hiroshima Mon Amour”. Kryevepra e saj e hershme, “Cléo from 5 to 7” (1961) paraqet një risi, që mbetet risi.

 

 

“Jacquot de Nantes” (1991) paraqet një homazh kompleks dhe prekës ndaj burrit të saj, Jacques Demy, duke përzier rekonstruksionet dramatike të kujtimeve të saj në lidhje me filmat e tij dhe incizimet dokumentare të tij pak para vdekjes. Këtu ka elemente të qarta të François Truffaut, Louis Malle dhe Godard, por filmi, megjithatë paraqet klasë më vete, duke përzier kinofilinë dhe butësinë emocionale në një akt prekës dhe origjinal të dashurisë.

E rrethuar nga burra të talentuar dhe mahnitës

Kontrolli i Varda’s i raportit midis dramës dhe realizmit dokumentar ishte evident që nga filmi i saj i parë, “La Pointe Courte”, në të cilin Silvia Monfort dhe Philippe Noiret luanin rolin e çiftit që kthehej në atdhe, një fshat peshkatarësh në Mesdhe, pas katër vitesh jete të përbashkët në Paris. Skenat e tyre komplekse të dialogut, me diçka të Bergmanit dhe Resnais në vete, paraqesin anatominë e një raporti të dështuar, si dhe një tentative për ta ringjallur atë.

 

 

Filmi “Cleo from 5 to 7” vazhdon që të jetë i mirë edhe pas tërë këtyre viteve: një aventurë reale në rrugët e Parisit, duke përdorur incizime të njerëzve nga jeta reale, derisa shikojnë të mahnitur në kamerën e Varda’s. Në një kohë reale, nga ora 5:00 e deri në 7:00 të mbrëmjes (kur francezët zakonisht takojnë të dashurat e tyre, midis përfundimit të ditës së punës dhe kohës kur burri pritet të kthehet në shtëpi, pranë familjes) ne shohim këngëtaren e bukur, plot sham, Cléo (Corinne Marchand). Por, kjo është koha kur asaj i duhet që të presë edhe rezultatet e analizave për sëmundjen e kancerit.

Ajo është e rrethuar nga burra të talentuar dhe mahnitës, duke përfshirë edhe shoqëruesin e saj në piano, rol që luhet nga Michel Legrand, por ajo nuk mund të mbështetet te asnjëri nga ta. Gjithçka që ajo ka, janë bukuria dhe vetmia e saj. Skenari i Varda’s për këtë film është i mrekullueshëm. Kaq shumë njerëz janë frymëzuar nga ky film, duke përfshirë edhe Roman Polanskin, për filmin “Repulsion” (1965) dhe Martin Scorsesen, për filmin “Taxi Driver” (1976).

 

 

 

Filmi “Le Bonheur”(1965) ose “Lumturia”, po ashtu meriton vëmendje. Kemi të bëjmë me një satirë të pritjeve të shoqërisë moderne rreth monogamisë dhe dashurisë romantike. Aktorët, burrë e grua edhe në jetën reale, Jean-Claude dhe Claire Drouot, luajnë rolin e çiftit François dhe Thérèse, të cilët janë tepër të lumtur ,derisa François bie në dashuri me dikë tjetër. Në vend që ai të sillej ashtu siç mund të pritej – me vetëdyshim apo me përkushtim tragjik për ta minimizuar dhembjen e gruas së tij – François ia tregon gruas të vërtetën dhe thjesht, pret që ata të vazhdonin të ishin po aq të lumtur si më parë. Edhe më shumë, madje. Por, gjërat nuk marrin atë rrjedhë. A ka mundësi që “Le Bonheur” të jetë një film që sfidon devotshmërinë e raportit, apo a mund t’i flasë një gjenerate të re, të shekullit XXI?

Trupi i saj i pajetë zbulohet nga një bujk

Filmi i Varda’s “Vagabond” (1985) paraqet kryeveprën e saj të moshës së pjekur, duke ofruar një kritikë ndaj mizoginisë së pashpirt të shoqërisë franceze. Kemi të bëjmë me një rrëfim të thënë në mënyrë indirekte, sikur edhe filmi “Citizen Kane”, por me një mjeshtëri të pakrahasuar artistike dhe me një vendosmëri të pashoqe. Sandrine Bonnaire luan rolin e Mona-s, një gruaje të re e cila endet fshatit, duke fjetur nëpër ara dhe buzë rruge. Trupi i saj i pajetë zbulohet nga një bujk e më pas, filmi sjell jetën e saj në retrospektivë. Kemi të bëjmë thuajse me një film religjioz.

 

 

Varda bëri të përjetshëm raportin e saj me Demy-n në filmin “Jacquot de Nantes”, që ka ngjashmëri evidente me “Les Quatre Cents Coups” dhe “Au Revoir les Enfants”. Kemi të bëjmë me një koment kritik të kësaj retorike autobiografike në kinemanë franceze.

Filmat “The Gleaners and I” (2000) dhe “The Beaches of Agnès” (2008) janë vepra të introspektivës dhe filozofisë. Dokumentari i saj i vitit 2017, “Faces Places”, rreth punës së saj me fotografin dhe artistin e instalacioneve, JR, i siguroi asaj një nominim për “Oscar”.

Veprat e saj nuk ishin komerciale në asnjë aspekt, por idetë e saj ishin tepër të qarta dhe të qasshme. E donin të moshuarit e të rinjtë. Filmi i Varda’s “Vagabond” (1985) paraqet kryeveprën e saj të moshës së pjekur, duke ofruar një kritikë ndaj mizoginisë së pashpirt të shoqërisë franceze. Kemi të bëjmë me një rrëfim të thënë në mënyrë indirekte, sikur edhe filmi “Citizen Kane”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëpunimi TK-Teatri "A.Z.Çajupi"

“Koko Fest”, Zamira Kita ndan përshtypjet post-festival

Për herë të parë në Shqipëri

“Nadar, mes rregullave dhe tekave”


Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt