MENU
klinika

Duhet të paguaj dëmshpërblim

Aktori shkaktoi aksident por fajëson viktimën

16.04.2019 - 12:55

Edhe pse shkaktoi aksident, Benedict Camberbacht e fajëson viktimën. Ai ishte shkaktari i një incidenti të pazakontë në ishullin White.

Sipas raportimit të Daily Mail, aktori po drejtonte një “Lamborghini Urus 4×4” rreth qytetit Freshwater, kur aksidentalisht goditi çiklistin Michael Lawrence dhe i shkaktoi lëndime të rënda në krah.

 

Makina u shfaq nga askund në rrugën lokale dhe u drejtua drejt meje. Unë nuk kisha ku të ndaloja, kështu që instinktivisht mjeti arriti drejt meje”, ka thënë ai për “The Sun”.

Lawrence tha se ishte përplasur me pasqyrën e autpmjetit të aktorit dhe ishte mbuluar në gjak.

“Ai doli duke bërtitur, e më pas më ofroi ujë dhe më dërgoi në spital”, raportoi Lawrence.

Policia britanike konfirmoi incidentin dhe tha  se i aksidentuari po kërkon dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh.