MENU
klinika

Vendimi

Anglia respekton myslimanët/ Ndalon shampanjën

26.04.2019 - 21:39

Shoqata e Futbollit në Angli (FA) ka vendosur të ndalojë shampanjën në festat e zakonshme të skuadrave. 

Ky vendim do të hyjë në fuqi duke filluar që nga finalja e këtij viti e FA Cup, mes Manchester Cityt dhe Wiganit.

Sipas një komunikate, vendimi është arsyetuar se synon të mbrojë minorenët, por edhe shumë lojtarë myslimanë që luajnë në Angli, të cilët e kanë ndaluar konsumin e alkoolit.

 

E ndërkohë që shampanja është ndaluar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për spumantet pa përmbajtje alkooli, të cilat pritet të aplikohen jo vetëm në finalen e FA Cup, por edhe në të gjitha kompeticionet.