MENU
klinika

Video

Ava Max perfomancë fantastike në “Ellen Show”

12.04.2019 - 10:25

Ava Max, një artiste tjetër shqiptare që ka nisur të shkëlqej në arenën ndërkombëtare muzikore vazhdon të depërtoj në botën e famës dhe suksesit .

Gjersa kënga e saj po vazhdon të ngjitet në Billboard Hot 100, artistja së fundmi është shfaqur në skenën e moderatores, Ellen DeGeneres.

Sweet But Psycho” është kënga e fundit e bukuroshes sonë, ku ajo bëri një paraqitje fantastike në një show nga  më të ndjekurit në SHBA.

Ajo ishte e veshur në të zeza dhe duket mjaft joshëse ndërsa në këtë performancë e duartrokitën gjatë të pranishmit në studio.

Kutojmë se kënga deri më tani është parë mbi 257 milionë herë në platformën YouTube.

Amanda Koçi, ka lindur në Amerikë nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Saranda.