MENU
klinika

"Merrja konsulta për..."

Bebe Rexha zbulon në deklaratën e fundit diçka që s’e dinit

06.04.2019 - 14:33

Bebe Rexha flet hapur për problemet me shëndetin mendor: Kisha ankth, nuk dilja nga shtëpia

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka folur shpesh hapur lidhur me shëndetin e saj mental.

Në një intervistë për revistën e njohur britanike, “Marie Clair”, këngëtarja tregoi se ka pasur shumë momente kur ka qëndruar e mbyllur në shtëpi, deri sa gjeti një terapist dhe filloi të marrë konsulta rreth shëndetit të saj mental.

 

Kisha momente kur s’doja të dilja nga shtëpia ose nervozohesha shumë nëse dilja. Qëndroja në një qoshe dhe nuk lëvizja. Nuk e dija se çfarë ishte ankthi. Gjeta një terapist dhe mësova mënyra se si ta kontrolloja atë. Unë shkoja te terapisti në fillim të të 20-tave”, ka pohuar Bebe Rexha.

E njëjta revistë ka cituar faktin se si këngëtarja shqiptare njihet si kompozitore e disa prej këngëve më të famshme të këngëtarëve Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminem.

Bebe Rexha shënoi suksesin e saj më të madh këtë vit, duke arritur të nominohet në dy kategori në “Grammy Awards”, që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve muzikore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!