MENU
klinika

Për shqiptarët në Evropë

Cana: Zgjidhni Shqipërinë ose Kosovën

08.04.2019 - 12:41

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka treguar se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh me Shqipërinë, kur lojtarët e Kosovës të vazhdojnë të zgjedhin “dardanët”.

Në një prononcim për “Sporti në KTV”, Cana u shpreh: “Kosova ka një perspektivë të jashtëzakonshme, pasi ka lojtarë të rinj. Ka akoma potencial për prurje të reja.

Kanë dëshirë të madhe për të përfaqësuar këtë vend dhe të arrijnë suksese. Në Ligën e Kombeve, Kosova e gjeti veten në një grup që nuk i takonte cilësisë së saj dhe tashmë ndodhet në gjysmëfinale me shumë meritë dhe i mundëson skuadrës një ëndërr që nuk ka qenë e prekshme për dekada në futbollin shqiptar.”

lorik cana
lorik cana

Kualifikimi në Europian? “2 vendet e para është shumë e vështirë të arrihen, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. E kanë cilësinë. Bëjnë gola, krijojnë lojë.

Trajneri Shaland i do shumë lojtarët shqiptarë dhe i njeh mirë ata. Kanë një mundësi shumë të mirë. Nuk duhet t’i vendosin në presion djemtë. Duhet t’i lënë të zhvillohen.”

Lojtarët që janë të pavendosur? “Kombëtarja shqiptare e ka atë simbolikën e vet të bashkimit, por këtyre lojtarëve unë do u thoja: “Zgjidhni ose Shqipnin ose Kosovën”.

shaqiri e cana

Grupi i lojtarëve të Shqipërisë është i pjekur dhe mund të japin ende rezultate të mira. Por unë jam në merak se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, kur lojtarët e Kosovës të vazhdojnë e të vijnë me përfaqësuesen Kosovën.

Unë shpresoj që pas një kohe të rikthehemi me 1 Kombëtare”, – ka thënë Lorik Cana, i cili kohët e fundit ka qenë më aktiv në Kosovë për shkak të impenjimeve të tija.