NBA është në fund të sezonit të rregullt dhe lufta e vetme është përqendruar te skuadrat e fundit që kapin zonën “play-off”.
Boston Celtics fituan 117-97 përballjen direkte me Indiana Pacers dhe thuajse e kanë siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë të play off-it. Skuadra e Brad Stevens dominoi mbi parket falë 22 pikëve të Jayson Tatum dhe 21 të Gordon Hayward.
Orlando Magic ishin të papërmbajtshëm përballë Atlanta Hawks, duke fituar 149-113. Realizuan nga 25 pikë Nikola Vucevic, Evan Fournier dhe Terrence Ross, duke i ngjitur Magic të paktën provizorisht në vendin e 6-të.
Fitorja e Orlandos mori më shumë vlerë nga humbja e tretë radhazi e Detroit Pistons 123-110 në parketin e Oklahoma City Thunder, pavarësisht se Blake Griffin realizoi 45 pikë.
Në radhët e vendësve spikati me 30 pikë Paul George dhe Russell Westbrook thuajse me “triple-double”: 19 pikë, 8 asiste dhe 15 rikuperime.
Disfatë e rëndë në sekondat e fundit për Miami Heat 111-109 nga Minnesota Timberwolves. Nuk mjaftuan për ekipin nga Florida 24 pikët e Dwyane Wade.
Me Stephen Curry-n në superfomë (realizoi 40 pikë, duke qenë i saktë në 9 nga 12 gjuajtjet për tre), Goldes State Warriors siguruan fitoren e katërt radhazi 120-114 ndaj Cleveland Cavaliers.