MENU
klinika

Ish-trajneri i Chelsea

Conte ‘tradhëton’ Interin/ Tekniku pranë ekipit gjerman

16.04.2019 - 21:26

Antonio Conte është gati për të nisur një sfidë të re në karrierë ku pasi shkëputi kontratën me Chelsea-n, tekniku qëndroi një vit pushim

Kohët e fundit po përflitej shumë për një interesim të Interit dhe Romës, ndërsa mediat italiane e bënin të sigurt kalimin e trajnierit italian në rradhët e klubit zikaltër. Por siç raportojnë mediat një klub i ri kandidat ka dalë në skenë për të marrë shërbimet e Contes.

Bayern Munich, e konsideron italianin trajnerin ideal për të pasuar kroatin Niko Kovac, që edhe nëse do ta fitojë kampionatin, nuk do të qëndrojë në krye të kampionëve të Bundesligës.

Edhe pse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, Conten duket se e tundojnë jo pak bavarezët, ku mund të nisë një projekt të ri ambicioz. Përveçse një page të lartë , tekniku nga Salentodo të ketë në dispozicion edhe një organikë të pasur lojtarësh për të tentuar fitimin e Champions League.

Ky lajm ka lënë me ‘gisht në gojë’ Interin dhe Romën, me zikaltrit që ishin më favoritë për nënshkruar me italianin, ndërsa për Romën sfumohet edhe një alternativë tjetër pas refuzimit nga Jose Mourinho.

Me Conten drejt Bayernit, zikaltrit mund të konfirmojnë Spallettin, nëse do të arrijë ta pozicionojë skuadrën në 4-shen e parë që të çon në Champions League.